Rasti i ”Onkologjisë”: Nesër organizohet protestë para Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Nesër (e hënë) duke filluar nga ora 18:00, ju ftojmë në një protestë para Qeverisë, ku së bashku do të shprehim mllefin dhe revoltën tonë ndaj krimit të toleruar prej vitesh në Klinikën e Onkologjisë thuhet në thirrjen për protestë, njofton Klan M.

Në njoftim mes tjerash thuhet se protesta do të fillojë nga Qeveria dhe do të vazhdojë para Ministrisë së Shëndetësisë, ku do të bëhet thirrje për dorëheqje dhe PËRGJEGJËSI nga të gjithë ministrat e Shëndetësisë. Brutaliteti i pushtetit çdo ditë sjell viktima të reja, viktima të kësaj radhe janë pacientët e Klinikës së Onkologjisë të cilët kanë pritur me muaj në gjendje të rrezikshme për jetën, ndërsa barnat kanë përfunduar në tregun e zi në Kosovë. Bëhet fjalë për krimin e organizuar që përfshin zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe ka vite që vazhdon.

Skandali me vjedhjen e barnave onkologjike nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar dhe fajin ta ketë edhe një herë vetëm kablloja! Ne nuk pranojmë përgjegjësi nga niveli më i ulët në Onkologji – kërkojmë përgjegjësi penale për qeveritarët, thuhet në thirrjen për protesta, përcjellë Klan M.

Në thirrje mes tjerash janë përmendur edhe emra të cilët sipas protestusve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen.

1. Kërkojmë përgjegjësi nga ministrat Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Fatmir Mexhiti.
2. Kërkojmë përgjegjësi nga zëvendësministrat e Shëndetësisë, Ilir Hassani dhe Maja Manoleva.
3. Kërkojmë përgjegjësi nga ish drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor Irina Sotirova Buhova dhe drejtoresha aktuale Renata Mlladenovska.
4. Kërkojmë përgjegjësi nga ish-drejtori organizativ i Klinikës Nehat Nuhi” – thuhet në thirrjen për protestë nga organizata joqeveritare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share