Rasti i foshnjës 14-muajshe/ Taravari: Mund të shqyrtohet mundësia për marrje të licencës së dy mjekëve

Është mirë që Klinika për sëmundje të fëmijëve po bën hapa të caktuar, shpresoj që menaxhmenti i Klinikës për sëmundje të mushkërive te fëmijët “Kozle” të zgjohet dhe do të jenë të ndërjegjshëm, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari lidhur me vdekjen e fosnjës 14-muajshe që ndodhi me 5 tetorr. Ai e pranon se ka gabime mjeksore në trajtimin e fsonjës.

“Së bashku me ekipin ligjor në Ministri kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë tona. Është mirë që Klinika e Pediatrisë po ndërmerr hapa të caktuar dhe shpresoj që të zgjohet ndërgjegja e menaxhmentit të spitalit në Kozle, Ne do t’ia japim zyrtarisht Dhomës së Mjekëve, është një komision i etikës që duhet të vendosë. Do të ketë rekomandimet tona, raporti është këtu. Nëse nuk e besojnë raportin, le ta mendojnë vetë, por ka gabime mjekësore, e pranojm që ka” – tha Taravari.

I pyetur se nëse mund të shqyrtohet mundësia që dy mjekëve të suspenduar nga puna mund  tu meret licenca e punës Taravari deklaroj se njëra prej mundësive është kjo.

”Propozimi ynë si Ministri e Shëndetësisë do të dergohet deri tek ato, për të marrë masa të caktuara ndaj kolegëve të cilët kanë bërë lëshime të caktuaara. Një prej mundësive është edhe kjo” – tha Taravari.

Vajza14 muajshe nga Goshinca ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve pasi paraprakisht i është refuzuar shtrimi në këtë Klinikë dhe prindërit e kanë dërguar në Spitalin e Kozlës. .

Ndërkaq kujtojm që Drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, lidhur me rastin e vdekjes së foshnjës 14 muajshe, ditë më parë morri vendim për largimin e përkohshëm të dy punëtorëve shëndetësorë, ndaj të cilëve është duke u zhvilluar procedura disiplinore, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë në procedurë disiplinore. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share