Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka konfirmuar se trupi i pajetë i Faton Hajrizit ende mbahet në Serbi. Në një takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Toshkovki në Tabanovc, Daçiq u pyet në lidhje me kohën e mundshme të kthimit të trupit të të ndjerit Faton Hajrizi tek familjarët e tij. Në përgjigje, Daçiq përmendi se ky është një çështje që lidhet me prokurorinë dhe se nuk është në përgjegjësi të policisë për të vendosur kohën e kthimit të trupit.
“Sinqerisht nuk e di, sepse kjo nuk është në cështje e policisë. Kjo është pyetje për prokurorinë që e heton rastin dhe nuk e di se si duhet të veprohet në këto situata. Sa i përket ekstradimit të Milan Radojçiçit në Kosovë, sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Radojçiçi po përgatitet për incidente të reja, përfshirë sulme. Daçiqu u përgjigj se Serbia nuk ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me Kosovën, dhe për këtë arsye është e pamundur të konsiderohen kërkesat e tyre për ekstradim. Përfaqësuesit serbë ndërmarrin veprime në bashkëpunim me EULEX-in për të kryer formalitetet e nevojshme në këtë process, tha ai.
“Nuk e di nëse e kuptoni se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe kjo është absolutisht e pamundur. Ne nuk kemi marrëdhënie të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e Kosovës, ata janë institucione të përkohshme, në përputhje me vendimin e Kombeve të Bashkuara. Çdo gjë që bëjmë, bëjmë me EULEX-in dhe kështu kemi marrë dhe kemi kërkuar formularë për atë proces. Asnjë ekstradim brenda Serbisë nuk është i mundur, siç e dini, dhe Serbia është një vend që përfshin edhe Kosovën”, tha Daçiq.
Faton Hajrizi dyshohet se u vra të premten e kaluar në Loznicë të Serbisë. Ai akuzohet për vrasjen e një policie dhe plagosjen e rëndë të një personi tjetër. Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës më 6 korrik, ku kishte qëndruar për disa muaj.