Rasti i Emiliano Sala/ Cardiff City kërkon mbi 100 milionë euro nga Nantes

Përplasja ligjore në dukje e pafundme mes Cardiff City dhe Nantes për vdekjen tragjike Emiliano Sala në janar të vitit 2019 do të marrë një tjetër kthesë.

Avioni që transportonte sulmuesin në Cardiff nga Nantes në rrugën e tij për të përfunduar transferimin e tij në klubin uellsian ishte rrëzuar, me ç’rast kishte vdekur ish-sulmuesi argjentinas.

Në vitet që pasuan, tarifa e tij e transferimit prej 17 milionë eurosh ka qenë në qendër të një konflikti të ashpër mes dy klubeve, transmeton Gazeta Express.

FIFA kishte urdhëruar klubin të paguante këstin e parë me vlerë prej 6 milionë eurosh – një vendim për të cilin Cardiff e pa ankesën e tyre të refuzuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Apeli i tyre i fundit me autoritetet zvicerane ka qenë gjithashtu i pasuksesshëm.

Cardiff tani ka paraqitur një ankesë në Gjykatën tregtare të Nantes, përmes avokatëve të tyre francezë, Olivier Loizon dhe Laure-Anne Montigny, ka raportuar “L’Equipe”.

Konkretisht, klubi që bën gara në futbollin anglez po kërkon 100 milionë euro në kompensim për “humbjet e shkaktuara”. Seanca gjyqësore do të zhvillohet më 22 qershor.

Cardiff po kërkon gjithashtu këstin e parë të transferimit, plus interesin, si dhe “dëmtimin e reputacionit”, duke e çuar shumën totale në 110 milionë euro, e cila mund të rritet nëse Cardiff kërkon për të paguar edhe këstet e tjera.

Klubi uellsian pretendon se bazuar në analizën e tyre të golave të pritur dhe pikëve të pritshme – ardhja e Sala do t’u kishte dhënë atyre dy pikët e nevojshme për të mbajtur klubin në Premierligë për të paktën edhe një sezon tjetër.

Cardiff City është gjithashtu kritik për rolin që agjenti, Willie McKay, thuhet se luajti në transferim, veçanërisht në organizimin e fluturimit në fjalë.

Pasi u kontaktuan nga “L’Equipe”, avokatët e Nantes kanë treguar se kanë besim se pretendimi do të hidhet poshtë, duke theksuar se pasi kanë parë që ankesat e tyre u refuzuan më herët, Cardiffi hapur një tjetër front ligjor absurd. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share