NBA: Nis faza play off, fitojnë Denver Minnesota, Nju Jork e Cleveland

Me ndeshjet e para  që u zhvilluan sot ka nisur faza e play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku janë zhvilluara  nga dy ndeshje në secilën Konferencë, Lindje dhe Perëndim

Në Konferencën e Lindjes, Nju Jork në sfidën e parë mundi Philadlephia me rezultat  111-104. Më efikas ishin Brunson e Hart me nga 22 pikë si dhe McBridge me 21 pikë.

Pa probleme fiton edhe Cleveland, që mundi Orlandon me rezultat  97-83 . Donovan Mitchell me 30 pikë ishte më efikas te  skuadra  fituese , ndërsa tek miqët Banchero realizoi 24 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Perëndim, kampionët e Denver mundi  LA Lakers me rezultatin 114-103. Nikolla Jokiq  realizoi  32 pikë e 12 kërcime, ndërsa të gjithë lojtarët tjerë realizuan  mbi 10 pikë. Te Lakers  më efikas ishin Davis e James.

Me fitore e nis fazën play off edhe Minnesota, që mundi  Phoenix  me rezultat 120-95. Anthony Edwards me 33 pikë ishte më i miri për Minnesota. Ndërsa

Durant realizoi 31 pikë për miqët.

NBA-Çerekfinalet, Kon.Lindjes

Cleveland – Orlando, 97-83 (1-0)

Nju York – Philadelphia, 111-104 (1-0)

Boston – Miami

Milwaukee – Indiana

NBA-Çerekfinalet, Kon.Perëndimit

Minnesota – Phoenix, 120-95 (1-0)

Denver – Lakers, 114-103 (1-0)

Clippers – Dallas

Oklahoma – New Orleans

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share