Anulohet për më 2 shkurt seanca gjyqësore për rastin “Besa Trans”.
Anulimi i seancës erdhi për shkak se sot nuk ka ardhur përfaqësues i Drejtorisë së Doganave, që duhej të dëshmonte, përveç këtij arsyetimi, u tha se seanca u anulua sepse i akuzuari Bekim Haxhiu ka bërë test për Covid-19, për të cilin nuk ka marrë ende rezultate.
“Dje, duke pasur parasysh se familja e tij janë të sëmurë me Covid-19, i akuzuari Bekim Haxhi ka pasur simptoma dhe është paraqitur në mjek dhe është udhëzuar që të bëj test. Mbrëmë është bërë testi, në ora 19:44, por deri tash nuk ka marrë rezultat në formë të shkruar”, tha avokati Asmir Alispahiç.
Rasti “Besa Trans” ka të bëjë kompaninë në autobusin e të cilës në nëntor 2021, në fatkeqësinë në Bullgari jetën e humbën 45 qytetarë të vendit.
Në rastin janë akuzuar një person fizik, pronari 41-vjeçar si drejtues i kompanisë nga fshati Rashçe, ndërsa akuzë rëndon edhe mbi vetë kompaninë si person juridik për vepër të vazhduar penale “falsifikim të dokumenteve”.
I akuzuari Bekim Haxhiu, pronar dhe drejtues i “Besa Trans”-it, para trupit gjykues deklaroi se nuk ndjehet faktor për akuzën për “falsifikim të dokumentit”.
Përfaqësuesi i personit juridik “Besa Trans”, Shaban Hoxha, gjithashtu, deklaroi se nuk ndjehet fajtor për veprën e njëjtë për të cilën ngarkohet. Në seancën e sotme dëshmoi përfaqësuesi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Dragançe Jovev, i cili foli për licencat dhe ekstraktet të cilat ministria ia ka dhënë ndërmarrjes “Besa Trans BTB”.