Rasti “Alfa” – Krenar Lloga: Kam besim tek pafajësia e Agim Islamit

Ministri Lloga u shpreh se beson tek pafajësia e Agim Islamit, të akuzuar për rastin “Alfa”. Ai tregoi për përpjekjet e tij për të zbardhur rastet që njihen si të montuara politike. Nëse vërtetohet pafajsia e Islamit, sipas Llogës, rasti “Alfa” do të jetë një “turp i madh” për vendin.

“Jam në kontakt përmes institucioneve relevante që të mund përmes tyre, nëse bazohet kjo që ne të gjithë e flasim, që ekspretiza dëshmon se  kryerësi i veprës penale nuk është Agimi, që rasti të rigjykohet që përmes rrugës gjyqësore të dëshmohet dhe pafajësia e tij. Normalisht, rasti i Sopotit është turpi i madh i sistemit të drejtësisë në vend dhe nëse ky rast, për të cilin unë kam besim se do të dëshmohet pafajësia, do të jetë akoma më shumë edhe një turp i madh për vendin dhe shpresoj dhe besoj se për shpejt kohë do të kemi një epilog”, deklaroi Krenar Lloga në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share