Masat që Prokuroria i kërkoi për Vasko Kovaçevskin, nuk janë prnuar nga Gjykata Penale, për shkak se ai vazhdon të jetë I pakapshëm për organet. Që t`i merret pasaporta, t`i ndalohet largimi nga qyteti dhe rregullisht të paraqitet në gjykatë, Kovacebski duhet të jetë në vend dhe të prononcohet.
Këtë vendim, Gjykata Penale e ka miratuar këtë pasdite, pasi kishte mbërritur njoftimi zyrtar I MPB-së se Kovacevski, dy javë e gjysmë pas hapjes së hetimeve “Aditiv”, mbetet I pakapshëm.
Tani fjalën e ka Prokuroria, nëse do të propozojë masa më të rrepta. Ky dokument është I domosdoshëm që Prokuroria të mund të kërkojë nga MPB-ja shpalljen e fletarrestit ndërkombëtar për Kovacevskin I cili është nën hetime tashmë 16 ditë.
Në rastin “Aditiv” paraburgim prej 30-ditëve morën 8 nga gjithsejt 23 të dyshuarir, në mesin e të cilëve edhe ish-Drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.
Dyshohen për keqpërdorimin e tenderit për aditivë që shfrytëzohen për djegien e thëngjillit në termocentralet.