Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq, ka deklaruar se ai dhe familje e tij ndjehen më të sigurtë në Kosovë sesa në Serbi.
Ai e ka cituar edhe politikanin serb Oliver Ivanoviq i cili u vra në veriun e Mitrovicës më 6 janar 2018.
Ivanoviq kishte thënë se “Serbët në veri të Kosovës nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët. Ata kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd:.
“Unë si serb dhe familja ime serbe ndihem më i sigurt në Kosovë sesa në Serbi”, tha Rashiq për portalin boshnjak Istraga, përcjell Klankosova.tv
Këto deklarime të Rashiqit, vijnë një javë pasi në fshatin Banjskë të Zveçanit, u krye sulm terrorist mbi policinë e Kosovës.
Në orët e para të 24 shtatorit, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.