Kurti: Rrezik në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme

“STRUKTURAT E SERBISË NË KOSOVË NUK DO TË ZGJEDHIN MJETE”

Institucionet e sigurisë kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme të grupeve të strukturave të Serbisë në Kosovë,ka njoftuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë për  siç u shpreh , fajësimin e Policisë dhe paraqitjen e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës.

Sipas Kurtit  Serbia si asnjëherë më parë është duke i ngjarë regjimit të Millosheviqit në metoda e veprime.

“Institucionet e sigurisë së fundmi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme nga grupet e strukturave të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës. Për ta arritur këtë nuk kanë vënë çmim në tavan. Nuk do të zgjedhin mjet. Mbështetja e grupit terrorist që ka marrë nga Serbia në njërën anë duke i trajtuar si heronj, në anën tjetër duke intensifikuar aktivitetet e ushtrisë pranë kufirit me Kosovën vetëm sa i inkurajuar ata. Deshën ta ndryshojnë realitetin në terren përmes organizimeve paramilitare, nuk ia arritën. Provuan ta keqpërdorën Manastirin e Banjskës, nuk ia arritën”, tha Albin Kurti.

E lirimi i Milan Radoiçiqit në më pak se 24 orë, kryeministri Kurti e konsideron dëshmi dhe sinjal të potencialit për rigrupim dhe hakmarrje.

“Dokumenti i para syve të botës i përfshirjes së të paktën katër shtresave të shtetit serb, duke filluar nga Presidenca, shërbimet e inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria, në frymëzimin, përgatitjen dhe furnizimin në pjesëmarrjen në sulmin terrorist në fshatin Banjskë janë motiv shtesë për skenarë të tjerë destabilizues”, tha Kurti.

U ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të jenë të vëmendshëm e të vetëpërmbajtur dhe ti raportojnë sjelljet e dyshimta.

ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS
“Andaj ju bëjë thirrje serbëve që ditëve të fundit të jeni të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga cytjet dhe aktet e dhunës dashakeqe. Në Kosovë, jemi të gjithë të barabartë sepse shteti është ligjor dhe demokratik. Nuk ka komunitete të padëshiruara. Të raportoni sjelljen e dyshimta në komunitetet tuaja, t’i përcjellni njoftimet e institucioneve, të ruani qetësinë në çdo situatë dhe të mos bini pre e dezinformatave”,
tha Kurti.

“Nga 24 e këtej gjithçka është ndryshe dhe duhet të reflektohet mirë dhe drejt dhe të ndërmarrën veprime të cilat krijon bashkëjetesë ashtu siç është karakteri i shtetit tonë dhe të mos krijojnë institucione të tjera të cilat bllokojnë bashkëjetesën dhe demokracinë në Kosovë”, tha Elbert Krasniqi.

Më 24 shtator si pasojë e një sulmi terrorist të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku ndërsa u konfirmuan edhe  tre sulmues të vrarë.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share