Raporti i DASH-it për liritë fetare: Favorizimi – progres në raportet BFI – Qeveri!

KLUBET BULLGARE PËRMENDEN NË RAPORTIN E DASH-it

Statusi i ri i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit nuk ishte zgjidhur në tërësi në fund të vitit – thuhet në Raportin e DASH-it për liritë fetare për vitin 2022. Qeveria amerikane thotë se Patriarku Ekumenik i Kishës Lindore Ortodokse njohu – KOM- AO si kanonike, për t`i dhënë fund periudhës së mosnjohjes nga ana e kishës globale ortodokse, njofton KlanM.

Në Raportin e DASH-it për liritë fetare, përmendet edhe qëndrimi i BFI-së, sic njofton KlanM, se qeveria vazhdon të favorizojë KOM-in, edhe pse është shënuar progres në raportet BFI – Qeveri.

“Përfaqësues të ambasadës janë takuar me krerët e KOM-AO dhe BFI-së, për të biseduar rreth çështjeve për liritë fetare, duke llogaritur edhe favorizimin qeveritar ndaj grupeve të caktuara fetare. Gjithashtu, janë takuar edhe me përfaqësues të grupeve më të vogla religjioze për të biseduar për raportet e qeverisë ndaj grupeve më të vogla dhe respektimin e lirive të tyre fetare” – thonë nga DASH.

Qeveria amerikane përmend se vitin e kaluar në RMV vazhdoi shqyrtimi i ndryshimeve ligjore, që do t`u mundësonte disa kishave dhe xhamive të marrin statusin juridik, kërkesë kjo e KOM-AO dhe BFI-së.

Përmenden edhe dallimet midis Qeverisë dhe Komunitetit bektashian në Tetovë rreth regjistrimit të këtij grupi religjioz. DASH-i, sic njofton KlanM, ka theksuar se ky komunitet sërish nuk ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim, sic thuhet, për shkak të frikës se duhet ta ndryshojë emrin.

Në Raport, sic percjell KlanM, përmendet se shkollat e mesme që udhëhiqen nga KOM-AO dhe BFI mbetën të paakredituara dhe kjo ka ndikuar që nxënësit të mos regjistrohen në universitete.

Qeveria amerikane në raportin vjetor për liritë fetare është prononcuar edhe për hapjen e klubeve bullgare në RMV.

“Komuniteti hebraik njoftoi se hapja e dy klubeve bullgare të emëruar sipas individëve që kanë punuar me Gjermanët në Luftën e Dytë Botërore, ofendon kujtimet ndaj Hebrenjve në RMV që janë vrarë në kampin e vdekjes Treblinka. Pas protestave më 2 Nëntor, parlamenti ndryshoi ligje relevante për ndalimin e regjistrimit dhe të punës për klube që bartin emra dhe simbole të nacizmit ose Rajhut të Tretë” – thonë nga DASH.

Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken, sic percjell KlanM, deklaroi se raporti jep një pasqyrë gjithëpërfshirëse të bazuar në fakte për situatën e lirive fetare në thuajse 200 vende dhe territore në mbarë botën. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share