Raporti: 2400 satelitë u lëshuan vitin e kaluar në orbitë

Agjensia Europiane: Shtohet rreziku i përplasjes së tyre

Në vitin 2022 janë lëshuar në orbitën e Tokës mbi 2400 satelitë të rinj, duke shënuar një rekord të paprekur me parë.

Raporti bëhet i ditur nga Agjensia Hapësinore Evropiane ESA, që ndër të tjera vë theksin tek rreziku i shtimit të lartë në numër të objekteve në hapsirën e afërt brenda 2000 km lartësi. Sipas ESA, risku i përplasjeve mes objekteve që orbitojnë rreth planetit tonë është në rritje me shtimin e këtyre të fundit, duke marrë parasysh edhe faktin se mbi ne janë 30 mijë objekte, që fluturojnë në atë zonë. Viti 2022 gjithashtu mban rekordin edhe për numrin më të madh të objekteve të ndërtuara nga njeriu e të rëna në Tokë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Janë 2500 objekte, pjesë të fazave të ndryshme të misioneve hapësinore por edhe të satelitëve që lëshohen. Gjithashtu ky numër pritet të rritet, duke patur parasysh që qëndrimi operativ i satelitëve që qarkullojnë rreth tokës, është rreth 2 vjet.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share