Qëndrimi ynë është i njohur dhe I palëkundur, nuk ka asgjë për të rinegociuar me Maqedoninë e Veriut, tha kryeministri i qeverisë teknike bullgare, Dimitar Glavçev, nga foltorja e Kuvendit në Sofje.
“Ata Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se nuk do të negociojnë me qeverinë tranzitore, por unë them se nga ana jonë nuk ka dëshirë e as arsye për negociata sepse nuk ka për çfarë të negociohet. Ekziston edhe një qëndrim evropian për këtë çështje dhe dihet. Në Këshillin e fundit Evropian deklarova se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i respekton obligimet e marra, edhe kryeministri i Greqisë tha të njëjtën gjë se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës. Pra, qëndrimi ynë paraqitet në nivelin më të lartë, në Këshillin Evropian”, tha Glavçev.