RAPORTET SHKUP – SOFJE
Kryeministri Hristjan Mickoski tha se nuk janë politikanët ata të cilët vlerësojnë nëse është shkelur apo jo Masrrëveshja e Prespës, por institucionet ligjqevenëse ndërkombëtare, siç është Gjykata e Hagës. Ndërsa sa i përket takimit të tij me presidentin Rumen Radev në Londër, Mickoski tha se është biseduar rreth propozimit që të merret shembulli i vendeve balltike, por tha se tani për tani vlerëson se nga pala tjetër nuk ka energji për dialog.
“Nëse unë do të mendoja se dikush ka shkelur një marrëveshje ndërkombëtare, angazhoj avokatë, filloj një process dhe është gjykata ajo që tregon si është e vërteta. Ndërsa me kërcënimë me nënvlerësime në shekullin 21, jo vetëm që nuk dua të shërbehem, por edhe i refuzoj. Habitem se si politikanë që e quajnë veten Evropian, shërbehen me nençmime dhe kërcënime të tilla”, tha Mickoski./tvklan.mk/