Shtëpia e futbollit Evropian, UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve që marrin pjesë në Kupat e Evropës duke i renditur sipas koeficientit që llogaritet falë paraqitjeve në 5 sezonet e fundit.
Shkëndija mban vendin e 151 në ranglistën që përfshin gjithsej 423 klube nga gjithë vendet e Evropës. Me koeficientin 9.500 Shkëndija jo vetëm që është ekipi më mirë i ranguar nga Maqedonia e Veriut, por udhëheq komplet listën e klubeve edhe nga Shqipëria e Kosova.
Vlen të ceket se Shkëndija del lidere e klubeve vendore e shqiptare falë paraqitjeve të mira në kontinuitet në Kupat e Evropës, ku vite me rradhë me përjashtime të vogla, thuajse çdo sezon kemi kaluar disa xhiro e duke grumbulluar pikë ndërkombëtare jo vetëm për klubin, por edhe për gjithë kampionatin.
Renditja e klubeve tëvendore:
151 Shkëndija
185 Shkupi
356 Makedonija Gj.P.
361 Sileksi
382 Akademia Pandev
409 Renova
417 Struga
418 Vardari
418 Rabotniçki
Renditja e klubeve të Shqipërisë
174 Laçi
254 Partizani
280 Teuta
282 Kukësi
298 Tirana
338 Vllaznia
411 Luftëtari
Renditja e klubeve të Kosovës
199 Drita
304 Prishtina
334 Ballkani
370 Llapi
371 Gjilani
372 Feronikeli