Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Komuna e Sarajit, respektivisht Ndërmarrja Publike Komunale ka bërë pastrimin e oborreve të të gjithë xhamiave që janë në territor të kësaj komune.
Për këtë ka njoftuar vet komuna përmes një postimi në “Facebook”.
“Para muajit të shenjtë të Ramazanit, ekipet e ndërmarjes kanë filluar me pastrimin e oborreve të Xhamive në të gjitha vendbanimet e komunës sonë”, thuhet në njoftimin e Komunës.