Ramadani: Kjo qeveri s’paku po mundohet me ato kapacitete ekonomike që ka

Në emisionin Klan Debat, ish politikani Ismet Ramadani tha se është i brengosur me situatën politike në vend.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

”Jam i brengosur me situatën politike në vend, sidomos me VMRO-DPMNE dhe Mickovskin e cila me këtë propagandë po vazhdon dhe po e turbullon situatën në vend, ne në këtë moment krize asnjë parti politike në rajon nuk kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ata duhet të kërkojnë kohë të harrohen të bëmat e tyre kriminele e jo zgjedhje, ata as nuk mund të japin garancion se nga e hëna nëse ndrohet qeveria benzini, gazi, nafta, ushqimet nuk do vazhdojnë të rriten, unë e di që ka shumë dobësi kjo qeveri por zgjedhje në kohë krize nuk na duhen, spaku kjo qeveri me këto kapacitete ekonomike po mundohet” /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share