Në emisionin Pit Stop në Klan Maqedoni, trajneri i KB Çair ka folur rreth sezonit i cili përfundon dhe vështirsive për të mbajtur këtë ekip në ligë.
“Kemi pasur shumë peripeci të mira, kemi pasur çaste të bukura dhe jo të bukura sepse kemi qenë të dënuar nga federata të luajmë disa loja pa publik. Mirëpo edhe pas shumë vështirsive kemi arritur të mbijetojmë në ligë” – tha Erhan Ramadani, trajner i KB Çair.