Rama takon presidentin bullgar: Mbase sot lajmi i mirë

Kryeministri takim edhe me Macron

Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, Kryeministri Edi Rama bisedoi për disa minuta me presidentin bullgar Rumen Radev. Në këto pamje të shpërndara nga vetë Kryeministri në rrjetet sociale mund të shihet se palët kanë pasur një bisedë konstruktive, sa kohë që edhe vetë në postim Rama shkruan: Mbase sot lajmi i mirë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

Kujtojmë që hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u pengua për shkak të vetos bullgare.

Por biseda nuk është ndalur vetëm mes Ramës dhe Radev. Në pamje mund të shihet po ashtu se krah Ministrit të Jashtëm të RMV, Bujar Osmani, Kryeministri Rama bisedon me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin bullgar Radev./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share