Rama takohet me Lajçak: Me mikun e mirë për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kreu i qeverisë ka takuar këtë të mërkurë të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“New York – Me mikun e mirë Miroslav Lajčák, për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi”, shkruan Rama, i cili ka shpërndarë edhe foto nga takimi mes tyre.

Më herët, gazetarja Klesiana Omeri, raportoi se kryeministri Edi Rama pritet që të ketë disa takime intensive në New York. Megjithatë ato do të jenë takime me dyer të mbyllura dhe jo publike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë që ditën e djeshme ka patur një takim me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një ftesë nga Borrell ku ka pasur edhe diskutime lidhur me atë çfarë do të ketë në fokus Asambleja e Përgjithshme.

Ndërkohë kryeministri pritet që të mbajë fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të shtunën./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share