Rama: Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë lajmin se Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe rreth 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë më hyrjen e saj në fuqi.

“Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi“, shkruan Rama në Facebook./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share