Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e armatosur që ndodhi në Pragë, ku 15 persona mbetën të vrarë.
Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë Shqiptare ka shprehur ngushëllimet për viktimat, teksa është solidarizuar me Çekinë për ngjarjen tragjike.
“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shprehet Kryeministri Edi Rama.
Një student hapi zjarr brenda universitetit në qendër të Pragës duke shkaktuar 15 të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Autori i sulmit është vrarë nga policia çeke.
/tvklan.al