Rama shpërndan pamjet nga Shiroka, tregon modelin e varkave që do përdorin turistët

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të diel në rrjetet e tij sociale pamje nga Liqeni i Shirokës në Shkodër.

Kreu i qeverisë ka treguar gjithashtu disa foto të modelit të varkave turistike. Ato do t’i vihen në dispozicion së shpejti vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës.

“Dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”, shkroi Rama./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share