KRYEMINISTRI: FORMATI I BRUKSELIT NUK KA SJELLË ASNJË REZULTAT
Në një konferencë për mediat, ku në fokus pati Kosovën, kryeministri Edi Rama propozoi organizimin e një konferencë paqeje mes KosovëS dhe Serbisë. Sipas tij, formati i Brukselit nuk ka sjellë asnjë rezultat. Ndët të tjera, bëri thirrje që veriu i Kosovës të merret në mbrojtje nga KFOR.
Qendrimi i Shqipërisë për deklaratën e 19 shtatorit për Kosovën dhe Serbinë, është pritur me rezerva nga Bashkimi Europian. Këtë e konfirmoi kreu i qeverisë, në një konferencë për mediat me fokus konfliktin në veri.
Kryeministri Rama nuk kërkon vetëm ndryshimin e deklaratës. Sipas tij, dënimi i Serbisë nga BE është një emergjencë, pasi çdo vonesë mund të shtojë viktimat.
I pakënaqur nga formati i Brukselit për negociatat, Edi Rama propozon një konferencë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Por Shqipëria vetë, nuk është e gatshme të ndërmarrë një hap ndërmjetësimi.
Situata mund të ndryshojë sipas kryeministrit, nëse veriu i Kosovës do të merret në mbrojte nga KFOR.
Akuzave për qasje të ndryshme ndaj konfliktit në Kosovë, Edi Rama iu përgjigjet me dy flamujt pas shpinës së tij.
Gjithsesi, Edi Rama vijon të këmbëngulë për nevojën që Kosova ka për të bashkëpunuar me BE dhe SHBA, të cilave, sipas tij, Kosova u detyrohet për lirinë qe ka sot.