Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama është shprehur se pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ka ironizuar bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë, është sherr mejhaneje.
“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar Rama në Twitter./tvklan.al
https://twitter.com/ediramaal/status/1535949729405849600