Ambasada e Italisë: Fatura e papaguar e 4 turistëve tanë u pagua nga Kryeministrja Meloni
Në një intervistë për televizionin kombëtar italian “Rai Uno”, Kryeministri Rama tha se Kryeministrja Meloni dhe familja e saj u kënaqën nga tre ditët e pushimeve që kaluan në Shqipëri.
Rama pyetet nga gazetari italian se çfarë ka të përbashkët me Melonin që anon nga e djathta.
“Themi atë që mendojmë, përpos kësaj ndarjet e majtë e djathtë janë të rëndësishme për historinë por kur duhet të merren vendime duhet të jemi konkretë”.
Rama thekson se Italisë nuk i bën dot konkurrencë askush në turizëm. Për rolin e Italisë në afrimin e Shqipërisë në Evropë Kryeministri shprehet:
“Italia ka qenë gjithnjë – pavarësisht se kush ka qenë në krye të qeverisë – avokati ynë dhe Giorgia në fakt flet për një riunfikimin të Bashkimit Evropian”.
Rama zbulon faktin se Kryeministrja Meloni e ka paguar me paratë e saj faturën e restorantit në Berat.
“Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak, dhe të gjithë rreth saj bënë një buzëqeshje të madhe, por ajo bëri një mimikë të ashpër. U kthye nga ambasadori dhe i tha: Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse kjo është e turpshme”.
Pushimet e para te Melonit si Kryeministre tërhoqën vëmendjen jo vetëm të medias italiane por dhe të mediave të tjera të njohura botërore si “Reuters”, “Financial Times” per faktin se ajo zgjodhi Shqipërinë ashtu si gjysmë milioni bashkështetasit e saj.
Klan News