Kreu i qeverisë, Edi Rama, përgjatë një takimi inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, u ndal tek progresi që po bën Shqipëria drejt integrimit në unionin evropian.
Rama e cilësoi një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, por theksoi se këtë vit vendi ynë mund të hapë të gjithë grup-kapitujt. Një gjë e tillë mund të përshpëtojë mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kryeministri u tregua pozitiv teksa u shpreh se ai u thotë bashkëpunëtorëve të tij se BE-ja ka hapur dyert për Shqipërinë dhe se për këtë gjë vendi nuk duhet të dorëzohet por të mobilizohet e të shtojë forcat e saj për t’u përmirësuar më tej.
“Jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë e na është dhënë mundësia për t’u ndjerë se si është ndjesi i barabartë në këtë kështjellë e kjo është shumë e vëçantë. Jam entuziast që komiteti do shërbejë për qëllimin e ndihmës që të nxit aktorët tanë të rriten e të bëhen pjesë të rëndësishme e anëtarësisë së Shqipërise e pjesëmarrjes së Shqipërisë në jetën evropiane. Ka qenë një rrugë e gjatë siç u përmend me elegancë nga presidenti. Ne shumë situata ku e gjetëm veten të mbërthyer, por më duhet të them që tashmë po jetojmë një moment në kohë ku Brukseli dhe BE na kanë surprizuar me vullnetin e tyre mjaft të fortë e gatishmërinë e tyre. Kur kujtoj prej herës së parë kur nisëm këtë rrugëtim, më shumë se sa 30 vjet më parë, është hera e parë që yjet tona janë në një linjë me yjet e BE, jo vetëm të ardhmes se përspektivës por dhe të tashmes. Nuk kemi ndjerë kurrë atë që ndjej së fundmi, gatishmërinë për ta bërë realitet. Kjo lidhet jo vetëm me punën tonë të mirë por më situatën e përgjithshme brenda kontintetit. Ajo që përpiqem t’u them bashkëpunëtorëve të mi çdo ditë, është se dera është e hapur çdo ditë, duhet të bashkëpunojmë. Ka shumë njerëz që sot përpiqen të thonë që nuk do ndodhë. Se.. ajo çfarë se po përpiqem të themi është se duhet të mobilizohemi, të bëjmë më të mirën, të vëmë të gjitha energjitë në këtë drejtim, thonë është thjesht një iluzion apo ku e di unë se çfarë, por këta njerëz nuk janë mjaft të informuar. Sot ne e gjejmë veten tonë në pararojë pasi çelëm negociatat vitin e kaluar, e këtë vit kemi një shans të mirë të hapim të gjithë grupkapitujt. Ky është moment në kohë që duhet të merremi.“, tha Rama.
Sakaq, Rama u shpreh se Shqipëria ka bekimin të jetë mes kontinentit evropian për të mësuar nga unioni se si ndërtohet një shtet demokratik mbi ligje dhe rregulla. Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se rrugëtimi është i ‘dhimbshëm’, por vendi ynë po e pëballon me sukses.
“Dua ta mbyll duke thënë President Röpke është një prej miqve më të dashur të Shqipërisë e kolegeve, e është i sigurt se është fati më i mirë që na ka rënë sepse ai shpejt do zëvëndësohet por ajo që ka ndërtuar shpresoj mos të shkatërrohet. Rrugëtimi ynë është një rrugëtim të cilin e konsiderojmë si një bekim unik, të jetojmë një transformim të thellë. E them gjithmonë kur kthehesh në të shkuarën e Shqipërisë e përpiqesh të gjesh se kush ka pasur një të shkuar si tonën me dhimbjen, të duhet të dalësh jashtë Evropës për ta gjetur. Ka ngjashmëri me vendet ku Evropa, bota perendimore është përpjekur të ndryshojë rrjedhen e historisë. Por besoj se arsyeja pse këto ndërhyrje kanë dështuar, nuk kanë bekimin që të jenë mes Evropës e të kenë BE në derën ngjitur që u jep njohuri dije mbi ndërtimin e shtetit, për mënyrën se si të ndërtohet një shtet demokratik sepse në fund të fundit e gjithë fjala është për institucionet. Pa BE dhe këto dije, jam i sigurt se kurrë nuk do ishim në gjendje të jemi siç jemi sot. Dolëm të lirë 30 vite e kusur më parë, por liria e demokracia janë tjetër gjë. Kemi shumë më tepër për të bërë. Arsyeja pse unë e përgëzoj BE është të ngushëlloj veten e te tjerët për dhimbjet me të cilat duhet përballur kur merresh me BE.
Rrugëtimi është mjaft i dhimbshëm por të duhet ta kalosh, por po përpiqemi e po ja dalim me sukses me përballimin e dhimbjes. Ky takim sot më jep kënaqësi mua , neve, sepse është një tablo komplete, është një ngjarje konkrete, na bën të kuptojmë se si ndihemi të jemi së bashku.“, u shpre Rama.
/tvklan.al