Në VK Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 30-40 minuta

FOTO ILUSTRIM
FOTO ILUSTRIM

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut njoftonë se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, në rrugë të lagështa.

Nga atje bëjnë me dije se është rritur intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë qendrave të qyteteve. Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në autostradën Tabanoc për të hyrë në Maqedoni, pritja është rreth 30-40 minuta, ndërsa në autostradën Bogorodicë për dalje nga vendi priten rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share