Rama: Opozita është bashkuar me hakerat iranianë

Kryeministri: Grupi rubla çorba kërkon të nxisë konflikt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri pasi PD kërkoi ngritjen e një komisioni për paratë e shpenzuara në udhëtim me charter. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se ka bërë transparencë për shumat e parave të shpenzuara gjatë udhëtimeve të tij. Rama thotë se tashmë opozita është bashkuar me hakerat iranian dhe se ngre akuza të pa vërteta ndaj tij dhe ndaj qeverisë.

Për Ramën, udhëtimet me charter janë një mënyrë promovimi për vendin tonë, ku thotë se kushdo që e ka pyetur, i ka dhënë informacione.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke e cilësuar opozitën grupi Rubla Çorba, Rama shprehet se me shpifjet ndaj tij synohet që në vendin tonë të nxitet konflikt me popullin edhe pse sipas tij, bazat e akuzave janë ngritur nga shpifjet.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share