Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Itali. Në një video të postuar në Facebook Rama duket në takimin më Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa.
Rama u shpreh se në qendër të bisedimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.
“Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve,” shkruan Rama./tvklan.al