Rama në Forumin e Paqes: “Ballkani i Hapur” do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit

Gjatë fjalës së tij në forumin e Paqes në Paris, Kryeministri Edi Rama, teksa fliste për rajonin e Ballkanit Perëndimor u shpreh se ka më shumë mundësi mes shteteve që të punojnë së bashku. Si shembull mori Ballkanin e Hapur, për të cilin tha se është një projekt që nxit vendet për të ecur përpara së bashku në rrugën e reformave.

Sipas tij, ky projekt do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit.

“Unë e mbështes Kryeministrin Macron dhe e falenderoj që për të qenë pjesë e këtij paneli. Ne mendojmë se kemi shumë mundësi që të punojmë së bashku, të ndërtojmë iniciativa si Ballkani i Hapur së bashku me shtetet e tjera të rajonit, një projekt i cili na nxit për të ecur përpara së bashku në rrugën e reformave. Ka patur njerëz që ka pasur qëndrime skeptike ndaj kësaj iniciative, ndërsa nga ana tjetër së fundmi kemi gjetur përkrahje për këtë ide që kemi zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, e cila do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit. Unë besoj se do të vijojmë në këtë rrugë. Më vjen keq zoti President që unë nuk fola siç fola homologu nga Amerika Latine, por besoj se isha në një linjë me qëndrimet tuaja”, u shpreh Rama./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share