Rama në Athinë: Hapja e negociatave me BE-në do ta ndihmojë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama është kthyer sërish në Athinë ku pasditen e kësaj të premteje po merr pjesë në forumin e Delfit. Kreu i qeverisë është pjesë e një paneli ku flitet për politikën e jashtme. Kryeministri Rama është ndalur në disa çështje në fjalën e tij.

Sipas Klan News, ai u shpreh se hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë dhe se ka një frymë të re në marrëdhënien mes vendit tonë dhe BE-së. Por Rama nuk ngurron të thotë se BE-ja e shtyu pa argumente bindëse procesin e anëtarësimit për Shqipërinë.

Sa i përket Kosovës, ai u shpreh se ka qenë çmenduri nga ana e liderëve të BE-së mosliberalizimi i vizave. “E mbajtën peng për vite me radhë”, tha Rama.

Për Serbinë përsërit se nuk është pro presionit për shtimin e sanksioneve. “Nuk jam pro presionit për shtimin e sanksioneve, serbët varen nga gazi rus”, tha ai.

Rama ka folur në Athinë edhe për raportet me presidentin e Turqisë, Erdgoan, të cilit i vlerësoi punën për shndërrimin e Turqisë.

“Jam mik i ngushtë i Erdogan, ka bërë një punë të shkëlqyer për shndërrimin e Turqisë”, është shprehur Rama.

Në mbrëmje, Rama dhe të gjithë liderët që janë pjesëmarrës në forum janë ftuar në një darkë nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis./tvklan.al

Lexo gjithashtu

Sulmohet Albin Kurti

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershia kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kryetari i PSD-së,…
Më tepër
Total
0
Share