Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shfaqet duke ndezur qirinj në Kryeministri për jetët e humbura nga tërmeti në Turqi e Siri. Kujtojmë se dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare nga qeveria shqiptare në nder të viktimave të tërmetit të 6 Shkurtit.
Postimi i tij vjen në një kohë kur prej orës 17:00, si brenda dhe jashtë godinës së parlamentit ka tensione. Jashtë ndodhen protestues, brenda në seancë plenare nuk munguan debatet mes opozitës dhe mazhorancës.
Rama nuk mori pjesë këtë të hënë në punimet e Kuvendit./tvklan.al