Rama më 24 Shtator flet në OKB

Takime në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbajë fjalim në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 24 Shtator.

Kriza në Ukrainë do të jetë në qendër të punimeve në fund të Shtatorit në selinë e Kombeve të Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mbahet nga 20 deri më 26 Shtator. Më 22 Shtator edhe Këshilli i Sigurimit do të mbajë një takim në nivel ministror në lidhje me krizën në Ukrainë, që do të kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Francës.

Këshilli do të kërkojë një raport nga ekspertët për sigurinë e centralit bërthamor Zaporizhia pas vizitës në Ukraine. Debati do të mbahet në kuadër të sesionit të rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku liderët botërorë do të kenë mundësinë të mblidhen, të bisedojnë dhe të flasin nga podiumi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share