Rama: Mbi 100 mijë turistë gjermanë këtë vit në Shqipëri

Mbi 100 mijë turistë gjermanë e kanë vizituar këto shtatë muaj Shqipërinë. Për të njëjtën periudhë në vitin 2021 ishin 52 mijë turistë.

Është kryeministri Edi Rama ai i cili i jep shifrat përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan Rama, i cili në faqen e tij ka shpërndarë edhe artikullin e lajmit nga media gjermane./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share