Sali Berisha: Kush është ky që kalon tani, më thoni pak?
Gazetarja: Rama!
Sali Berisha: Rama? Ça frikacaku, vjen një orë para. Siç erdhi do ikë, do largohet.
Kështu e “priti” Sali Berisha kryeministrin Edi Rama jashtë Kuvendit. Kryedemokrati po jepte një prononcim për mediat, kur pas tij kaloi me makinë kreu i qeverisë. Për Berishën, Rama do të ikë ashtu siç erdhi.
Sa i përket seancës së sotme, Berisha paralajmëron aksion të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të popullit opozitar.
“Aksioni do jetë i fuqishëm dhe ju do jeni dëshmitarë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament. Ai në këtë mënyrë siç e ka filluar me 10 makina mbrapa do përfundojë me një autokolonë 20 makinësh njësoj si Kim Jong Un, por është i pashpresë. E patë vetë se si erdhi. Ishit vetë dëshmitarë se si erdhi në parlament”, tha Berisha./tvklan.al