Rama drejton debatin në KS të OKB: Krimet nuk mund të mbeten pa ndëshkuar

Nga selia e OKB-së në New York, kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare, vendosur në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill, është shprehur se krimet e luftës nuk mund të mbeten pa ndëshkuar.

Edi Rama: Vlerat tona themelore të së Drejtës Ndërkombëtare, të së Drejtës Penale vijojnë të shkelen në mënyrë sistematike dhe masive. Të nderuar delegatë, të gjitha shkeljet e rënda të së Drejtës Ndërkombëtare duhet të trajtohen me të njëjtën shkallë. Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se po gjendemi në një stres të jashtëzakonshëm, kur dështojmë të respektojmë të drejtën për të vërtetën. Ne mund të ndihemi në fakt edhe të dëshpëruar për mungesën e progresit dhe me shkelësit të cilët veprojnë të lirë. Mostrajtimi i shkeljeve kudo tjetër nuk mund të jetë arsye për të mos vepruar askund. Kjo më sjell tek agresioni që vazhdon në Ukrainë. Ky akt ka shkelur të gjitha ata që përfaqëson ky këshill, vlerat që i detyrohemi njëri-tjetrin. Një luftë e paligjshme, ka sfiduar sigurinë evropiane dhe duke përkeqësuar sigurinë ushqimore po shkakton dhimbje për të gjithë. Krimet nuk duhet dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara.

Gjatë fjalës së tij në KS në OKB, kryeministri Rama ka theksuar se Shqipëria do të jetë në ballë për të vënë drejtësi dhe për të ndaluar krimet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edi Rama: Shqipëria do të jetë në ballë për të vënë drejtësi dhe për të ndaluar krimet e ardhshme. Kolegë na duhet të dëshmojmë, vepra dhe jo vetëm fjalë. Na duhet të themi “Kurrë më” sepse u detyrohemi me vepra të gjithë atyre që kanë vuajtur masakra. Ua detyrojmë fytyrave të panumërta që janë shpesh viktima të krimeve seksuale. Ua detyrojmë mijëra jetëve të shkatërrua të miliona fëmijëve të cilëve iu është vjedhur e ardhmja. Është e rëndësishme të qëndrojmë në mënyrë të vendosur. Ua detyrojmë fëmijëve tanë, fëmijëve të botës. Llogaridhënia sjell përgjegjësi, drejtësia kontribuon në paqe. Pa këtë drejtësi dhe llogaridhënie efektive, shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, por pas hekurave si Millosheviçi. Duhet që pandëshkueshmëria të mbetet histori./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share