Rama: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030

Para nisjes së konferencës së dytë ndërqeveritare në Luksemburg, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se “do ta bëjë gati Shqipërinë për anëtare të Bashkimit Evropian brenda vitit 2030”.

Në një prononcim për mediet Rama u shpreh se brenda afatit Shqipëria do të ulet e barabartë në të njëjtën tryezë me vendet e anëtare të BE.

“Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht nga moti gri i Luksemburgut, ndihemi vërtet, shumë, shumë të emocionuar dhe shumë të inkurajuar, që më në fund fillojmë me pjesën më të rëndë të punës, çfarë nënkupton çeljen e grup-kapitujve të “Themeloreve” me 5 kapituj më shumë, plus 3 kritere, të cilat do të na bëjnë që të ecim më përpara dhe do të përmbyllim brenda afatit tonë mjaft ambicioz të gjithë këtë proces të negociatave dhe më së fundi do ta bëjnë Shqipërinë që të ulet si e barabartë rreth tryezës së shteteve anëtare të BE-së”, deklaroi kryeminisri Rama.

Teksa e konsideroi rrugën drejt BE të vështirë, Rama deklaroi se Shqipëri po shkon me ide të qarta drejt saj.

“Ne jemi shumë të qartë se për t’u bërë shtet anëtar i BE nuk duhet të mbështetemi vetëm në ndjenjat apo qasjen pozitive të forcave që ekzistojnë brenda BE, por në realitetin faktik të shteteve kandidate për të garantuar që jeta e përditshme e qytetarëve bazohet në atë që shkruhet në Kushtetutë dhe janë detyrat e shtëpisë që na udhëheqin në këtë proces. Ne po mendojmë se po ecim shpejt dhe po ngjitemi në këtë rrugë të vështirë me synimin e qartë, me ide të qarta dhe pa asnjë ngurrim që të realizojmë ato angazhime që kërkohen nga BE për një kohë të shkurtër”, tha Rama.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share