Kryeministri Edi Rama dhe kreu i qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç gjatë vizitës së tyre në Kiev kanë takuar kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes publikimit të një videoje në rrjetin e tij social në Facebook.
Të njëjtën video e ka postuar më herët presidenti i Ukrainës Zelensky, krahas së cilës ka shkruar se kjo tregon se vazhdon mbështetja nga partnerët ndërkombëtarë për popullin ukrainas.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për njerëzit tanë. Sot takohem me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç”, ka shkruar Rama.
Më herët, Rama e Abazoviç dhe delegacionet që i shoqërojnë u ndalën në zonat e Borodyankës dhe Irpinit, për të parë nga afër atë çfarë kanë lënë pas bombardimet ruse që nuk kanë kursyer zonat e banuara./tvklan.al