Zyra e Shtypit jep detaje: Kryeministri iu nënshtrua operacionit mëngjesin e sotëm, gjendja shëndetësore e mirë
Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas Zyrës së Shtypit, operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Gazetari i Klan News Maksi Rama bën me dije se ndërhyrja e Kryeministrit për apandesitin është ktyer me Laparoskopi dhe ka zgjatur rreth një orë. Shefi i Kirurgjisë Digjestive në QSUT thotë se ndërhyrja ka zgjatur prej orës 03:30 deri në 04:30 të mëngjesit të sotëm.
Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksit. Ende nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i apendiksit, ndërsa ajo që dimë është se mund të jetojmë pa të, pa pasoja. Apendiciti është një sëmundje e zakonshme, e cila ndodh sidomos nga mosha 10 deri në 30 vjeç, por ka raste edhe në moshën e vjetër. Apendiciti akut, nga vetë emri, është dhembja e menjëhershme dhe e madhe e zorrës qorre.
Apendektomia apo mënjanimi i apandesitit është mënyra e vetme e trajtimit të kësaj gjendje. Ndonjëherë, gjatë situatave kur për disa arsye të caktuara nuk mund të kryhet trajtimi kirurgjik, trajtimi i apandesitit bëhet në mënyrë konseratore me anë të antibiotikëve. Mund të kryhet me metodë laparatomike ose me hapje kirurgjike të murit të barkut, ose në mënyrë laparaskopike, gjatë të cilës veprohet me anë të instrumentëve në bark të cilat shoqërohen me anë të kamerës.
Kirurgjia laparaskopike ka përparësi për shkak të prerjes së vogël, rehabilitimit të shpejtë dhe qëndrimit më të shkurtër në spital. Pavarësisht nga metoda, qëllimi i operacionit është që të mënjanohet apandesiti dhe pastrimi i lëngshëm apo sekrecioni i shkaktuar nga procesi inflamator. Në varësi të gjendjes, përcaktohet nëse pastrimi apo drenimi do të kryhet një herë apo disa herë. Komplikimet e apandesitit akut, kryesisht zgjidhen me anë të trajtimit kirurgjik, në kombinim me trajtimin e ilaçeve. /tvklan.al