Rama: Asnjë takim në kuadër të “Ballkanit të Hapur” nëse Serbia nuk liron policët e Kosovës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë takim në kuadër të “Ballkanit të Hapur” nëse Serbia nuk liron 3 policët e arrestuar të Kosovës.

Në një konferencë për shtyp nga godina e Kryeministrisë, Rama theksoi se kryefjala e vetme për momentin është lirimi i 3 policëve që po mbahen të arrestuar nga Serbia prej disa ditësh pa asnjë shkak.

Kreu i qeverisë shqiptare insiston se që të ndodhë zbatimi i planit të çtensionimit të situatës në veri të Kosovës, duhet të nisë fillimisht me lirimi e 3 policëve.

Pyetje: Pavarësisht kësaj situate z.Kryeministër, a do të vijojnë takimet e planifikuara në kuadër të Ballkanit të Hapur?

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka asnjë takim, nuk ka asnjë zhvillim tjetër, çdo kanal komunikimi ka vetëm një fjali, lironi 3 policët e Kosovës. S’ka gjë tjetër fare.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share