Pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë me çka u shkaktuan dy viktima, ka ardhur edhe reagimi nga NATO, përcjell Klan Macedonia.
Nga NATO thonë se po shqyrtojnë raportet se raketa ose predha kanë rënë në territorin e Polonisë, vend anëtar i NATO-s dhe se po koordinohen ngushtë me autoritetet polake.
“Ne po shqyrtojmë këto raporte dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë Poloninë”, tha një zyrtar i NATO-s për CNN.