Rajoni nën ndikimin e reshjeve: Përmbytje në Kroaci!

DERI MË 18 MAJ PRITEN RESHJE INTENSIVE TË SHIUT

Reshjet e vazhdueshme të shiut dalja e disa lumejve nga shtretërit, kanë shkaktuar përmbytje në pjesën jugperëndimore të Kroacisë. Një natë të vështirë kanë përjetuar banorët e qyteteve Obrovac dhe Graçac, njofton KlanM.

Zjarrfikësit në faqen e tyre të Facebookut kanë publikuar pamje nga Graçaci.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në këto pjesë të Kroacisë janë dërguar zjarrfikës dhe pjesëtarë të shërbimeve pyjore të shpëtimit për të ndihmuar evakuimin e banorëve.

Nga Mbrojtja Civile e Graçacit, sic percjell KlanM, kanë thënë se përmbytjet janë shkaktuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Otuça dhe reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, kurse një pjesë e madhe e Komunës është nën ujë.  

Mediat kroate raportojnë se mbrëmë qyteti Obrovac ka mbetur pa rrymë elektrike, kurse zjarrfikësit ende janë duke punuar për thithjen e ujit nga disa rajone.

Përmbytjet në Kroaci, sic njofton KlanM, kanë ngritur alarmin për daljen e mundshme nga shtrati të lumit Sava. Sipas autoriteteve kroate niveli më I lartë I Savës në Zagreb pritet më 17 Maj.

Ndryshe, metereologët kishin paralajmëruar se deri më 18 maj, do të ketë reshje intensive të shiut, për shkak të ndikimit të sistemit të fuqishëm ciklonik me qendër në Mesdhe mbi Italinë, percjell KlanM.

Ka patur paralajmërime për përmbytje të mundshme në vende të rajonit.

Sipas metereologëve, deri më 18 Maj, reshje intensive të shiut priten edhe në Maqedoninë e Veriut me rreth 50 litra në metër katror. Lokalisht proceset mund të jenë edhe në formë të motit të lig – paralajmërojnë metereologët. 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share