Prej nesër linja ”111” do të lëshohet në qarkullim Saraj – Radushë dhe anasjelltas, raporton Klan M.
Kjo linjë futet me kërkesë të banorëve. Linja e re do të përmirësojë dukshëm lidhjen e vendbanimit të Radushës me Sarajin, ndërsa banorët e Radushës do të kenë transport të rregullt.
Autobusët e linjës ”111” nga e hëna deri të premten do të qarkullojnë sipas këtij orari:
Saraj : 5.35 , 7.05 , 11.10 , 13.40 , 15.20 и 19.30
Radushë: 6.15 , 7.55 , 12 , 14.30 , 16.10 и 20.20 .
/KlanMacedonia/