Një pjesë e Gllumovës pa rrymë, EVN-ja thotë po përmirësojmë furnizimin

EVN SIGURON SE DO TË KETË FURNIZIM STABIL ME RRYMË ELEKTRIKE

Banorët e një lagjeje të fshatit Gllumovë të Komunës së Sarajit thonë se tashmë pesë ditë janë pa energji elektrike. Klan Maqedoni shkoi në vendngjarje për të parë këtë problem.

5 ditë që nuk kemi energji elektrike dhe tani që flasim nuk kemi energji elektrike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bari Sulejmani thotë se kur ka nis intervenimi I ekipeve të EVN-së, disa pajisje elektroshtëpiake i janë djegur, ndërsa për të ruajtur ushqimet në frigorifer thotë se përdor rrymë nga fqinji i tij.

 – “E morëm rrymën për shkak të frigoriferit 2 kilometra larg me kabllo, vetëm për të mos u prishur ushqimin, përndryshe nuk ka energji elektrike.”

 – As nuk tregojnë që kanë hypur në shtylla për të intervenuar që t’I ndalim elektropaisjet 5 ditë që nuk kemi energji elektrike dhe tani që flasim nuk kemi energji elektrike.

 – Për momentin kemi vetëm një televizor të djegur, por edhe banorët tjerë thonë se u janë prishur gjërat, 1000 euro, television me ta prish dikush smundet, deklaroi për tv KlanM Bari Sulejmani – banor i Fshatit Gllumovë.

EVN-ja thotë se në këtë fshat bëhet intervenimi me qëllim të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me rrymë elektrike.

“Ekipet e Elektrodistribuimit janë në terren në fshatin Gllumovë dhe bëjnë rikonstruimin dhe modernizimin e rrjetit distributiv. Këta punime në rrjet realizohen me qëllim të përmirësimit të cilësisë së furnizimit të banorëve të fshatit me energji elektrike,” deklaruan nga EVN.

Nga EVN gjithashtu thanë së rikonstruimi është në realizim e sipër dhe të gjithë konsumatorët të cilët kanë kyçje në rrjet do të kenë furnizim stabil dhe cilësor me energji elektrike./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share