Radha e diplomacisë afrikane për krizën ukrainase

Kievit dhe Moskës i propozojnë plan me 10 pika për fundin e luftës

Pasi fuqitë e mëdha dështuan, paqen në Ukrainë do të përpiqen ta sjellin liderët e vendeve afrikane. Presidenti i Afrikës së Jugut, Kirill Ramafosa dhe homologë të tij nga Senegali, Zambia, Komoret si dhe kryeministri i Egjiptit, këtë të shtunë do të takohen me presidentin Vladimir Putin në Shën Pjetërburg.

Megjithatë, për Zelenskin asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet nëse rusët nuk largohen nga territoret e pushtuara. Sipas tij, dhimbja nuk mund të pezullohet, duke qenë të pranishëm rusët në territoret ukrainase ku kanë kryer krime. Për më tepër, Zelenski thotë se kundërsulmi ndaj rusëve po korr sukses, ndërsa nga perëndimi kërkon ta pajisin me armë me rreze veprimi deri 200 kilometra.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share