Radev: Pendarovski të mbështetet në të vërtetën historike

“POLITIKANËT NË RMV POPULLIT IA KANË BORXH TË VËRTETËN PËR ÇËSHTJEN HEBREJE”

Presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev, ka shfaqur lëvdata për Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, sic tha, për interesin e tij për historinë, duke I çuar mesazhin se duhet të mbështetet edhe në të vërtetën historike.

“Shefi i shtetit tha se politikanët në RMV popullit të tyre ia kanë borxh të vërtetën për çështjen hebreje, për përndjekjen dhe represionet ndaj Bullgarëve maqedonas me dekada. E ardhmja evropiane e RMV-së, kërkon që raportet dypalëshe me Bullgarinë të lirohen nga ideologjitë e totalitarizmit kurse dy vendet duhet të kenë dialog dhe lidhje të vërtetë” – tha Rumen Radev.

Ky reagim I presidentit bullgar erdhi, pasi Presidenti Pendarovëski, në 80 vjetorin e Holokaustit, deklaroi se Bullgaria duhet të kërkojë falje për rolin e qeverisë së atëhershme profashiste në Sofje për dëbimin e hebrenjve maqedonas.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share