Radev: Do të jetë më mirë për të gjithë që sa më parë bullgarët të futen në Kushtetutën e RMV-së

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi tha se nuk ka asnjë qortim për Maqedoninë e Veriut.

Radev tha se të gjithë palët duhet ta kuptojnë se sa më parë që bullgarët bëhen pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, aq më mirë do të jetë për të gjithë.

“Nuk kam absolutisht asnjë qortim ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç thoni ju. Është e rëndësishme për ne dhe për të gjitha vendet evropiane dhe BE-në që të respektohen kriteret për anëtarësim, ato bazohen në respektimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e diskriminimit. Mendoj se sa më shpejt të kuptohet se bullgarët në RMV duhet të përfshihen në Kushtetutën e RMV-së dhe të garantohet barazia sipas ligjeve, aq më mirë do të jetë”, tha Radev.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share