Racizëm ndaj Rodrygo/ Sulmuesi brazilian tha se kishte rënë pre e ofendimeve pas përplasjes verbale me Leo Messi

Sulmuesi brazilian Rodrygo tha se kishte marrë mesazhe raciste në profilet e tij në rrjetet sociale pas një debati me kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.

Verdhejeshilët u mundën nga bardhekaltrit në Rio de Zhaneiro, për herë të trëtë radhazi në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Por kjo përballje u njollos nga përleshjet në stadiumin “Marakana”.

Tifozët miq dhe policia e Rios u përleshën, me këta të fundit që përdorën shkopinj gome.

Messi, i cili akuzoi policinë për brutalitet, debatoi me kapitenin brazilian Marquinhos dhe me Rodrigon.

“Racistët kurrë nuk bëjnë një ditë pushim. Rrjetet e mia sociale janë përmbytur nga ofendime të të gjitha llojeve, që nuk kanë pikë logjike. Nëse ne nuk veprojmë siç duan ata, racitët do të përgjigjen me sjelljen e tyre kriminale. Fat i keq për ta! Ne nuk do të ndalemi!”

Lojtari i Real Madridit u shpreh se kishte marrë shumë mesazhe me emoji majmunësh dhe bananesh në rrjetet sociale. Por ai theksoi se nuk ndikohej nga të tilla incidente.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share