Një qytet në Sllovaki ka shpallur gjendjen emergjente pasi një 10-vjeçare është sulmuar nga një arushë.
Policia sllovake është urdhëruar që ta eliminojë arushën, e cila ka ikur në drejtim të maleve, raporton Daily Mail.
Të dielën ka ndodhur sulmi i radhës në qytetin Liptovsky Mikulas, teksa një grua dhe një burrë ishin sulmuar para disa ditësh.
10-vjeçarja ka pësuar lëndime të lehta nga gërvishtjet e arushës.
Banorëve të qytetit u është kërkuar që të mos largohen nga shtëpitë, sidomos gjatë mëngjesit.
Gjahtarët kanë arritur në qytet dhe janë në kërkim të saj.